Kur je në transmetim live mund të ndodhë gjithçka. Teksa gazetarja Klodiana Lala raportonte live nga ambientet e jashtme të Prokurorisë së Tiranës për marrjen në pyetje të ish-kryeministrit Sali Berisha në lidhje me protestën e 8 janarit, një zonjë i është afruar kamerës së ‘News24’, ku nuk ka nguruar që të bërtasë për hallin e saj.

Me tonë të forta, ajo kërkoi që kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku Erjon Veliaj të ishin sot në prokurori, ndërsa në dorë mbante disa dokumente.

“Edi Rama, Erjon Veliaj, të vijnë të gjithë këtu! 23 nëntor 2020 Edi Rama me shpurën e policisë…”, tha zonja e shqetësuar. Nuk dihet se çfarë shqetësimi ka zonja.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb