VLORË

Kamionistët e qytetit të Vlorës të cilët operojnë nëpërmejt portit me tragetin e linjës Vlorë-Brindisi , kanë protestuar mesditën e sotme. Ata janë nisur nga porti i Vlorës dhe më pas kanë lryer një lëvizje në transballkanike me boriet e tyre gjatë gjithë kohës takuar.

Sipas tyre , arsyeja e protestës është mbajtja ende e bllokuar e portit për mos të lejuar lëvizjen e trageteve nga Vlora për në Brindisi dhe anasjelltas. Sipas tyre bllokimi i portit mund të mbahet dhe nga mosdija në bazë dhe të deklaratës së ministres së shëndetësisë e cila u shpreh se porti qëndron bllokuar për shkak se lidhet me zonën e nxehtë të Ankonës ndërsa realisht i vetmi traget “Galaxy” kryen linjën Vlorë -Brindisi.

Vetë kamionistët shprehen se bllokimi i punës në port i ka sjellë një sër problemesh dhe vetëm kur ka vënd Durrësi mund të lëvizin. Kamionistët kanë kërcënuar me përshkallzim të protestave nëse kjo situatë nuk zgjidhet.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: