Është shoqëruar me tensione fitorja në Durrës, menjëherë pas përfundimit të numërimit të votave, ku rezultoi fituese PS me 8 mandate, ndërsa PD mori 6. Burime nga zyrat e PD në Manëz të Durrësit i thanë “BalkanWeb” se një grup me 150-200 simpatizantë të PS kanë shkuar pranë zyrave të shtabit elektoral të PD në këtë zonë, duke brohoritur e plasur fishekzjarrë.

Burime pranë PD thonë se në zyrë ndodhej vetëm kreu i PD në këtë zonë, Gazment Luku, me bashkëshorten e tij, Manjola Luku, që ishte dhe kandidate për deputete aty, si dhe dy djemtë e tyre. Siç pretendojnë demokratët, simpatizantët e PS janë përplasur verbalisht me kreun e PD në Manzës dhe djemtë e tij, dhe më pas janë larguar.

Ndërkohë, në vendngjarje ka mbërritur edhe policia, e cila ka shoqëruar kreun e PD në Manëz, Gazment Luku, me dy djemtë e tij, për t’i pyetur rreth ngjarjes.

Ndërkohë, e kontaktuar nga “BalkanWeb”, Policia e Durrësit ka thënë se ka pasur konflikt mes dy palëve, ku për rrjedhojë, janë shoqëruar në komisariat persona nga të dyja palët, të cilët për merren në pyetje për zbardhjen e ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb