Një hajdut i maskuar si korrier ka grabitur një kasafortë në një apartament në rrugën ‘Siri Kodra’ në Tiranë.
Nga pamjet e siguruara nga BalkanWeb, shihet hajduti, i cili është maskuar me skafandër në kokë dhe në duar mban një buqetë me lule dhe një valixhe, të cilën e ka përdorur për të kryer vjedhjen.
Pasi grabit kasafortën, ai shihet sërish teksa zbret dhe mban po në duar buqetën e luleve. Në zbritje, pasi ka kryer vjedhjen, ai e tërheq valixhen më me vështirësi.
Ende nuk bëhet me dije se çfarë ka grabitur hajduti, shuma e lekëve apo vlera e sendeve me vlerë.
(BalkanWeb)