Teksa po i afrohemi orës së fillimit të ndeshjes finale të Conference League mes Romës dhe Feynoord në Air Albania (21.00), tifozët e të dy skuadrave po argëtohen në kryeqytet.

Siç shihet në video, lojtari i 12-të i holandezëve duket mjaft i mahnitur nga muzika shqiptare, teksa ndjen në maksimum ritmin e daulleve dhe shijojnë nga afër përformancën.

Gjithashtu, nga të preferuarat e atyre që kanë mbërritur në vendin tonë janë edhe birrat. Pavarësisht temperaturave tejet të larta, tifozët sot kanë kaluar ditën rrugëve të Tiranës.

 

 

 

 

 

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb