Neymar dhuroi show personal në transfertë përballë Peru duke realizuar një “tripletë” golash dhe duke i dhuruar Brazilit fitoren e dytë në kualifikueset e Botërorit dhe kreun e grupit. Peru kaloi në avantazh që në minutën e 5-të me Carrillo ndërsa Neymar vendosi baraspeshën në minutën e 28-të duke u treguar i saktë nga pika e bardhe e penalltisë.

Në barazim 1-1 përfundoi fraksioni i parë ndërsa në të dytën ishte sërish Peru që kali në avantazh me Tapia. Richarlson riktheu baraspeshën pas një rrëmuje në zonë në minutën e 64-ët ndërsa në të 83-tën sërish Neymar, sërish nga pika e bardhe e penalltisë, rikthye brazilianin në avantazh. Fundi i sfidës ishte i tensionuar me Peru që mbeti me 9-të lojtarë në fushë pas dy kartonëve të kuq. Në shtesë, në minutën e 94-ët, Neymar realizoi golin e trete personal dhe të katërtin për Brazilin. Falë këtij tregolëshi, Neymar jo vetëm që barazoi fenomenin Ronaldo në kuotën e 62 golave me fanellën e përfaqësueses por e kaloi duke shkuar në 64 gola në 103 ndeshje duke u shndërruar në golashënuesin e dytë më të mirë në historinë e Brazilit, gjithnjë pas Pele.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb