TIRANE- Policia e Shtetit ka publikuar për herë të parë momentin kur Denis Demiri dhe Ardian Serezi, dy autorët e dyshuar të vrasjes së biznesmenit Memli Begalla, dalin nga automjeti i tyre pak para kryerjes së krimit. Ngjarja e rëndë ndodhi në datën 14 shkurt në zonën e ish-Bllokut. Në videon në fjalë shihet një mjeti i zi tip ‘BMW’, nga ku dalin Demiri dhe Serezi, të cilat u vunë në pranga sot.

Të veshur me xhupa me kapuça, autorët ecin me kokë të ulur ndërsa duart i mbajnë në xhepa. Pak sekonda më vonë autorët e dyshuar futen sërish në mjet, njëri drejton mjetin dhe tjetri ulet pas, ndërsa largohen me shpejtësi.

Burime zyrtare për ‘BalkanWeb’ thanë se mjeti është mbajtur nën vëzhgim. Më pas dy autorët janë parë të futen në një lokal ku pas largimit të tyre policia ka mundur të fiksojë shenjat e gishtave të cilat konfirmuan se Demiri është ekzekutori. Ndërsa Ardian Serezi e ka ndihmuar dhe akuzohet si bashkëpunëtor. Aktualisht policia është duke e marrë në pyetje Demirin për të zbuluar porositësin e vrasjes.

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb