Pas sulmit rus të fuqishëm mëngjesin e sotëm në Kharkiv të Ukrainës, ku mbetën të plagosur 6 persona dhe midis tyre një fëmijë, ka reaguar edhe ushtria ukrainase, e cila ka zënë rob disa prej ushtarëve rusë.

Në një video që qarkullon në Telegram nga raportimet në terren të luftës midis Rusisë dhe Ukrainës, shihen ushtarët rusë që parakalojnë të zënë rob nga ushtria ukraniase. “Armiku vazhdon të dorëzohet. Një grup tjetër i ushtarëve rusë të kapur. Diku afër Kharkovit”, shkruhet në raportimin krah videos që qarkullon në Telegram.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb