Me dy shqiptarë në formacion, Hysaj dhe Rrahmani, Napoli rikthehet shpejt tek fitorja. Debutim jo shumë pozitiv për kapitenin e përfaqësueses së Kosovës, për fat të keq, Rrahmani ishte protagonist negativ në golin e barazimit Udineses, një top i kthyer pas i dha mundësinë Lasagna të rikthente baraspeshën pas golit të shënuar nga Insigne nga pika e bardhe e penalltisë në minutën e 15-të.

Me fillimin e pjesës së dytë, Gattuso e zëvendësoi ndërsa blutë gjetën golin e fitores vetëm në minutën e 90-të me Bakayoko. Një fitore të pastër 0-2 në transfertë arriti Lazio përballë Parma. Golat për ekipin kryeqytetas u shënuan në pjesën e dytë nga Alberto dhe Caicedo.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb