Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu bën me dije se 20 mjekët e dërguar nga Shqipëria në Itali kanë filluar punën sot në spitalin civil të Breshias.

Ditën e djeshme doktorët shqiptarë bënë në një lidhje live me Manastirliun se infermierët nuk kishin filluar ende punë prej një problemi por tashmë drejtuesi i spitalit të Breshias Mauro Ricca i ka mirëpritur dhe falenderuar me rastin e fillimit të punës apo luftës kundër koronavirusit.

STATUSI I OGERTA MANASTIRLIUT

Me energji dhe entuziazëm kanë nisur punë sot në spitalin civil të Breshias ekipi i infermierëve shqiptarë, krah stafit mjekësor italian🙏🏼
Drejtuesi i spitalit dr.Mauro Ricca i ka mirëpritur e falenderuar për kontributin në këto ditë të vështira.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb