Kamala Harris do të jetë unike në pozitën e saj si zv/presidente e SHBA pasi është e para grua me ngjyrë dhe amerikano-aziatike që merr këtë detyrë.

Harris ka babain nga Xhamajka dhe nënën nga India teksa vetë është amerikane. Në fshatin e largët Thulasendrapuram, në shtetin jugor të Tamil Nadu të Indi ka nisur festa.

Thulasendrapuram është fshati ku është rritur stërgjyshi i Kamala Harris nga ana e nënës dhe ajo e ka vizituar atë gjatë fëmijërisë. Pikërisht banorët për shkak të zgjedhjes së saj si zv/presidente e SHBA kanë festuar me pankarta, foto të saj dhe fishekzjarre.

Diçka e ngjashme ndodhi edhe në rastin e Joe Biden, i cili ka origjinë të largët nga Irlanda dhe kjo nuk i pengoi kushërinjtë e tij të largët të festojnë në fshatin e tyre irlandez për fitoren e tij dhe zgjedhjen si Presidenti i 46-të amerikan.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb