Sfida mes Feyenoord dhe Romës ka nisur në mënyrë elektrizuese. Në momentin që ekipet e të dyja skuadrave po zbrisnin në fushën e blertë të Stadiumit “Air Albania”, është dhuruar një shfaqje fantastike.

Në hapësirat e fushës shihen persona me flamuj në duar dhe veshje të zeza, që qëndronin në harmoni me ngjyrat dhe logon e kompeticionit. Ndërkohë atmosfera e “zjarrtë” duket edhe në shkallët e stadiumit. Tifozët e të dyja ekipeve janë pozicionuar në hapësira të ndryshme, megjithatë nuk kanë munguar incidentet.

Raportohet deri më tani për disa sherre të ndodhura mes tifozërive, por nuk dihet nëse ka pasur të lënduar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: