Çmimi i madh i Britanisë i shkon djaloshit të shtëpisë, Lewis Hamilton. Piloti i Mercedez triumfoi në pistën e Silverstone duke konfirmuar se është ai favoriti absolut edhe këtë sezon. Për Hamilton kjo ishte fitorja e tretë në katër gara të zhvilluara deri më tani.

Pavarësisht se kishte një problem me gomat në xhiron e fundit, britaniku arriti të lë pas Max Verstappen e Red Bull. Në vendin e tretë u renditet Ferrari i Charls Leclerc. Një garë e gjitha për tu harruar për Sebastian Vettel i cili e mbylli në vendin e dhjetë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: