Vijojnë të dalin në dritë detaje të reja rrëqethëse nga abuzimi seksual i Alexandra Zarini, mbesa 35-vjeçare e Aldo Gucci, nga njerku i saj.

Njeriu që shndërroi një dyqan të vogël artizanal në Itali, në një markë globale të modës, ka ngritur një proces gjyqësor në një gjykatë amerikane, duke pretenduar se njerku i saj e ka abuzuar seksualisht me të për një periudhë prej 16 vjetësh.

Në dëshminë e saj paraqitur në gjykatën superiore të Kalifornisë në Los Anxhelos përshkruhen edhe abuzimet e saj, për vite me radhë nga ish-njerku i saj, Joseph Ruffalo.

Në dëshminë e dhënë, ajo pretendon se Ruffalo hynte rregullisht në shtratin e saj.

Duke akuzuar të ëmën dhe gjyshen për fshehje të ngjarjes, Zarini theksoi se Patricia Gucci, nëna e saj, jo vetëm që nuk e ndaloi bashkëshortin e saj, por i kyçi gojën të bijës, për ngjarjen e rëndë.

Gjyshja dhe nëna e saj u përpoqën të shmangnin me çdo kusht një skandal që mund të njolloste emrin e Gucci dhe potencialisht t’u kushtonte atyre miliona.

Ajo gjithashtu pretendon se Ruffalo e ka shtyrë atë të konsumojë kokainë.

“Nëse mendoni se kjo nuk ndodh në Beverly Hills, atëherë duhet ta dini që abuzuesi im jeton ende në Kaliforni, kalon kohë në klubin Bel-Air dhe është vullnetar në spitalet e fëmijëve tuaj”, tha Zarini.

“Kjo nuk është diçka që u ndodh vetëm familjeve të tjera, lagjeve të tjera ose vendeve të tjera. Ndodh kudo”, përfundoi ajo.

Në një deklaratë, nëna e saj, Patricia Gucci, tha se ajo ishte thellësisht e penduar për dhimbjen që Joseph Ruffalo i shkaktoi Alexandrës.

Procesi gjyqësor hap një kapitull të ri polemikash në familjen e famshme Gucci, e cila hoqi dorë nga biznesi në 1993. Marka Gucci aktualisht është në pronësi të konglomeratit luksoz francez Kering, i cili raportoi më shumë se 18 miliardë dollarë të ardhura në 2019. Rreth 11 milionë dollarë i atribuohet Gucci.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb