Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, trajneri i kombëtares Edi Reja dhe një delegacion i futbollistëve të skuadrës kuqezi ishin mesditën e së hënës në lagjen “Berbere” të Ishmit ku inaguruan nisjën e ndertimit të një banese të dëmtuar rëndë nga termeti.

Pasi vendosën tullën e parë për banesën e re për familjen e Artan Merditas, babain e 5 femijëve, Duka dhe Reja u shprehën se të gjithë futbollistët kanë kontribuar për ndertimin e kësaj shtëpie. Sipas tyre, punimet duhet të kishin filluar më shpejt, por pengesë për këtë gjë u bë pandemia.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb