Një familje turistësh prej pesë anëtarësh, me origjinë gjermane është shpëtuar këtë të premte në Evia në Greqi pasi ishin bllokuar në banesë për shkak të përmbytjeve që kanë përfshirë vendin.

Në videon e publikuar shihet momenti kur turistët rrezikojnë jetën për shkak të ujërave të vrullshëm që kishin bllokuar shtëpinë ku ndodheshin.

Dorë për dorë ,  të lidhur me litar dhe duke u mbajtur pas pemëve, zjarrfikësit  kanë vijuar përpjekjet për të bërë të mundur shpëtimin e tyre.

Fatmirësisht pas shumë përpjekjesh ia kanë dalë që ta shpëtojnë familjen dhe ta transportojnë në një vend më të sigurt.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb