VLORË

100- vjetori i Luftës së Vlorës rastisi pikërisht në mes të një pandemie me të cilën Shqipëria po lufton prej muajsh. Por kjo nuk ndaloi përkujtimin e saj me një ceremoni solemne.

Në Vlorë politika duket se është bërë bashkë, të paktën sa i përket Ramës e Metës, teksa edhe të pranishmit duhet të gjithë të respektojnë masat e COVID-19.

Në pamjet e siguruara nga BalkanWeb duket se si në ”Sheshin e Flamurit” në Vlorë të ftuarit janë me maska, dezinfektant në hyrje dhe karriget në distancë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb