I veshur me maskë brenda një makine policie duke folur qetësisht me oficerin e policisë. Këto janë pamjet e siguruara nga gazetari Enrik Mehmeti për “BalkanWeb” ku shihet Kliti Leka, autori i vrasjes së biznesmenit Niko Goro.

Ngjarja e rëndë që terrorizoi sot Himarën ndodhi rreth orës 08.55 minuta në vendin e quajtur rrethrrotullimi që të çon në lagjen Spille. Në videon në fjalë shihet se si 53-vjeçari Leka flet qetësisht, duke e shoqëruar bisedën dhe me gjeste, me një polic, pak minuta pas kryerjes së krimit, ku vrau 51-vjeçarin Goro dhe i plagosi motrën këtij të fundit, një 57-vjeçare.

Nga të dhënat paraprake dyshohet se ngjarja ka ndodhur për një borxh prej rreth 70 mijë euro, që biznesmeni ja kishte autorit dhe që nuk ja jepte. Pak kohë më parë autori i krimit, Kliti Leka, 53 vjeç, kishte mbuluar instalimet elektrike në një nga pallatet e Goros, por ky i fundit nuk i kishte dhënë lekët. Kujtojmë se Goro ka pranuar autorësinë e krimit, ndërsa pohoi se nuk kishte pasur si qëllim që të vriste biznesmenin.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb