“Arrest me burg” është masa e dhënë nga Gjykata e Fierit për 47 vjeçarin Pajtim Dhana, grabitësi i 300 mijë lekëve në banesën e familjes Prifti në fshatin Pishë.

Kujtojme se 47 vjeçari hyri me forcë e sëpatë në dorë në banesën e pensionisteve Athina dhe Vangjes Prifti duke i marrë paratë që i kishin kursyer për të blerë drutë e dimrit. gjykuar seancen ndaj

Pajtim Dhana ka deklaruar në sallën e gjyqit se nuk mban mend çfarë ka ndodhur dhe se ka qenë i pirë, edhe pse nuk i është bërë testi.

Avokati ka kërkuar “arrest shtëpie” me pretendimin se ka nënën në gjendje të rëndë, kërkesë kjo që nuk është pranuar nga gjykata.

“BalkanWeb” e ka fiksuar grabitësin teksa ka mbërritur në Gjykatën e Fierit. Pajtim Dhana

Në videon e siguruar nga gazetari Ervis Kuçi shihet momenti kur grabitësi Pajtim Dhana zbret nga automjeti i policisë. Ai duket i qetë, ndërsa lëviz drejt gjykatës. Mban veshur një kanotjerë të bardhë që i tregon muskujt e një tatuazh të madh me kokën e luanit.

  • foto galeri
  • foto galeri

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 23:00 të së shtunës teksa çifti kishte rënë për të fjetur. Gruaja, Athinaja tregoi për “BalkanËeb” se e autorin e ka njohur dhe ka qenë i pamaskuar. Ai i ka kërcënuar me sëpatë dhe i ka kërkuar lekët e pensionit.

“E njohëm autorin, ai na kërcënoi me sëpatë. Na grabiti lekët që do të blinim dru për dimrin. E njohim, e ka shtëpinë afër nesh. Policia e arrestoi në një shtëpi këtu pranë. Ka qenë i dënuar në Itali tani ka dalë nga burgu. E mbante kështu sëpatën….I thashë për sytë e ballit nuk kam lekë të tjera”, tregoi gruaja.

Ndërsa bashkëshorti i saj tha se autori kishte thyer xhamin e derës dhe kishte hyrë brenda.

“Unë jam vetëm me plakën. Ramë në gjumë. Në orën 11 të natës, 11:20 na trokitën në derë. Dolëm në derë pas erdhi prapë përpara, me një sëpatë që kishte në dorë theu xhamin, e hapi vetë çelësin nga brenda. I thashë merri lekët, se kisha frikë mos ishte me njeri tjetër. Ouu frikë, e dëgjoi gjithë lagjja. Shtëpinë e ka këtu, 50 metër”, tregoi ai.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb