TIRANË- Ish-deputeti i PD-së, aktualisht kreu i kësaj force në Lushnjë Myslim Murrizi u bë protagonist dje pasi publikoi një video të bërë vetë ndërsa zihej dhe ofendonte një polic, pasi sipas tij e kishte ndaluar pa të drejtë.

Pas videos që ‘shpërtheu’ rrjetin pati një sërë reagimesh, mes tyre edhe gazetari Alfred Lela që i kërkonte kreut të PD-së, Lulzim Basha, ‘të dorëzonte’ Murrizin pasi kishte sharë një polic të thjeshtë.
Por në një përgjigje për Lelën, Murrizi thotë se nuk ka pasur asgjë me policin të cilin madje nuk e njihte por me shtetin që i përdor policët. Ai shkruan se nuk i përket komunistëve të kamufluar dhe se nuk i impresionon spiunimi i tij tek Basha.


DEKLARATA E MURRIZIT
Një sqarim për ju z Lela.
Së pari po e filloj me emrin tim Alfred që e kam Myslim dhe jo Myslym apo Muslim, e nëse nuk dini ta shkruani mësojeni.
Së dyti unë nuk e njoh fare policin Agron dhe nuk kam shprehur revoltë ndaj Tij, por ndaj shtetit plehër që përdor Agronin dhe të tjerë si Agroni për të bërë të heshtin kundërshtarët.
Sa për makinën time Alfred unë nuk kam asnjë kompleks që nuk kam biçikletë por kam makinë dhe nuk i përkas sërës së komunistëve me fytyrë të kamufluar që shajnë BORGJEZET.
Unë kam 21 vjet Lela që nuk kam qenë në asnjë pozicion apo funksion publik e të kem blerë makina e çdo gjë tjetër me tenderë.
Edhe unë Alfred kam punuar në një universitet por jo si punëtor por kam qenë aksioner.
“Spiunimi” yt tek Basha nuk më impresionon se gjithë kohës kemi patur nga ato ish- 1200 lekëshit që na kanë spiunuar si FIS.
Së treti kjo nuk është betejë fshatshe Alfred që t’i mbron fshatarin tënd dhe një fshatar i imi duhet të më mbrojë mua.
Sa për republikën e re Alfred rri pa merak se ajo nuk bëhet kurrë me këlyshët e SORROSIT.
Ps (sikur ta ngatërroj dhe unë pa dashje emrin tënd nga Alfred në Remzi, Ti do të shndërroheshe nga analist në GERRNETAXHI).

Murrizi fb

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: