Real Madrid “pushtoni” Spanjën, shtoi një tjetër trofe në CV e tyre fantastike, duke koleksionuar titullin e 35-të në histori. Lojtarët, stafi drejtues por dhe mbi të gjitha Carlo Ancelotti dhuron shoë në rrugët e qytetit duke festuar me tifozët e shumtë. Me puro, duke kërcyer dhe shumë u buzëqeshur u pa Carlo Anceltti gjatë gjithë kohës, dukshëm në qejf për këtë trofe, që për italianin ka një shije të veçantë.

Ancelotti
Ancelotti

Për herë të parë në histori, Ancelotti shndërrohet në trajnerin e vetëm që ka fituar në 5 kampionët më të rëndësishme në Evropë, Itali, Angli, Francë, Gjermani dhe së fundmi në Spanjë. Pavarësisht këtij suksesi, Don Calo nuk ka ndërmend të ndalet:

“Jam shumë i emocionuar, ky ishte një sezon spektakolarë. Fakti që kam fituar në 5 liga më bën të ndihem krenar. Më pëlqen kjo që bëj, jam krenar për atë që kam arritur. Dëshiroj të vazhdojë të fitoj tituj me Real Madrid. I them tifozëve, që të mërkurën kundër Man.City na duhet një atmosferë elektrizuese në ‘Bernabeu’, u shpreh Ancelotti.

  • foto galeri
  • foto galeri

Edhe mediat në Spanjë shtyjnë italianin dhe të besuarit e tij në një tjetër përmbysje të madhe, ndaj Man.City është një sfidë luksi, një ndeshje prestigji të cilën vetëm një ekip si Real Madrid mund ta përmbys, historia e këtij klubi madhështor bën që mediat, opsioni, tifozët, të gjithë në Spanjë të besojnë te përmbysja pavarësisht humbjes 4-3 në sfidën e parë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb