Vijon prej një ore protesta në Shkodër, kundër vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha.

Gazetari Senad Nikshiqi raporton për “BalkanWeb” se Policia e Shkodrës ka shoqëruar dy të mitur, të cilët kanë pasur shishe benzine me vete.

“BalkanWeb” sjell videon, që tregon momentin e shoqërimit të dy të rinjve drejt Gjykatës së Shkallës së Parë në Shkodër.

Shkodër/Informacion Paraprak

Sot në orën 11:00, në qendër të qytetit të Shkodrës është zhviluar një tubim i paligjshëm, ku pjesëmarrësit filluan lëvizjen nga sheshi Luigj Gurakuqi drejt pedonales së qytetit, para Prefekturës.

Shërbimet e Policisë, gjatë monitorimit të tubimit konstatuan dy të mitur 13 e 15 vjeç, të cilët kishin me vete një shishe benzinë që dyshohet se do ta përdorinin për djegie gjatë tubimit.

Të dy të mitur janë shoqëruar në ambjentet e Komisariatit të Policisë Shkodër, ku është thirrur psikologu i DVP Shkodër dhe prindërit e tyre për veprime të mëtejshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb