TIRANË

Policia rrugore ka vijuar kontrollet gjatë natës së kaluar në disa pika në kryeqytet. Gjatë kontrolleve janë evidentuar disa shkelje, ndërkohë që janë pezulluar të paktën 22 leje drejtimi. Dy shoferë kanë përfunduar në pranga pasi kanë qenë të dehur në timon.

“Shpejtësia, alkooli, manovrat e rrezikshme në rrugë, mos rregullimi i shpejtësisë mbeten sfidat e rrugorëve të kryeqytetit përgjatë fundjavës.
Edhe sot si çdo fundjave tjetër, kanë vijuar kontrollet parandaluese me shërbime të shtuara, me radar dhe drager në të gjitha rrugët urbane dhe interurbane me risk për ngjarje rrugore.
Nga konstatimet, evidentohen akoma drejtues mjetesh që abuzojnë me shpejtësinë, duke rrezikuar veten dhe të tjerët, me shpejtësi që variojnë nga 141 km/h – 175 km/h, e mjaftueshme për të shkaktuar tragjedi🚑 në rrugë, në rast aksidenti rrugor.
Nga verifikimet ne terren, deri në këto momente janë pezulluar 16 leje drejtimi për shpejtësi mbi normat e lejuara, 6 të tjera për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit si dhe 2 drejtues mjetesh të arrestuar në kushtet e flagrancës për drejtim mjeti në gjendje të dehur.
Ndërkohë kontrollet po vijojnë në zona dhe rrugë të ndryshme të kryeqytetit, me qëllim parandalimin e ngjarjeve rrugore dhe rritjen e sigurisë në rrugë, me efektivë të uniformuar dhe civilë duke përdorur të gjitha pajisjet speciale të nevojshme në funksion të dokumentimit 📸 dhe verifikimit👮🏻♀ të shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor që bëhen shkak për ngjarje rrugore.
📸 dhe ✍në adresë të komisariatit dixhital, në numrin e emergjencave 112, çdo paligjshmëri dhe shkelje që cenon sigurinë rrugore.
# BashkëBëjmëMëShumë🤝
# MjsioniJoneSiguriaJuaj👮🏻♀
# VlerësoJetënMëShumë🙏”, deklaron policia.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb