TIRANE- Gjatë fundjavës Policia Rrugore shtrëngon masat penalizuese për drejtuesit e mjeteve që thyejnë rregullat e qarkullimit.

Kështu gjatë natës në autostradën Tiranë-Durrës janë gjobitur disa mjete që ecnin me shpejtësi skëterrë, që varionin nga 166 km/h deri 181 km/h.

“Me Policine Rrugore te Tiranes.
Ne rrugen interurbane Tirane – Durres. Vijojne kontrollet me Radar per parandalimin e aksidenteve rrugore.
Konstatime shpejtesie tej tej normave te lejuara qe variojne nga 166 km/h deri 181 km/h. 11 Leje Drejtimi te pezulluara deri ne keto momente. Mos shpejto se në rastin më të mirë të pret Radari, në rastin më të të keq aksidenti”, thuhet në njoftimin e Policisë në ‘Facebook’.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb