Sulmuesi i Real Madrid, Karim Benzema, ka një koleksion të pabesueshëm makinash i cili përllogaritet të kapë vlerën e 3 milion paundëve.

Ky koleksion i mahnitshëm përfshin: një Bugatti Veyron me vlerë 1.5 milion paund, një Mercedes Benz SLR, prodhim i limituar, me vlerë rreth 750 mijë paund, një Ferrari 458 Spider me vlerë rreth 200 mije paund, një Rolls Royce Ëraith me vlerë rreth 250 mijë paund, një Mercedes AMG Classe G63 me vlerë rreth 140 mijë paund, një Audi Q5 me vlerë 90 mijë £.

Madje edhe djali i tij ka një koleksion “minimakinash”.Sikur edhe numri i golave të Benzema këtë vit të kishte qenë kaq impresiv!

Francezi ka shënuar vetëm 5 gola në 32 paraqitje në “La Liga” këtë sezon!

Ai gjithashtu do e ketë axhendën e lirë këtë verë pasi është lënë jashtë ekipit të “gjelave” për Botërorin e Rusisë! Të paktën ka makinat që do e shoqërojnë gjatë kësaj vere!

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb