KUKËS

Këngëtarja Fjolla Morina është paraqitur në Gjykatën e Kukësit për t’u mësuar me masën e sigurisë.

BalkanWeb mëson se seanca është shtyrë për në oren 13:00 teksa Prokuroria kërkon gjinekologun në seancë për të vërtetuar shtatzëninë e saj.

Tre ditë më parë Morina vinte nga Kosova e shoqëruar nga dy të tjerë, dhe në çantë iu gjet pistoletë, çakmak pistoletë dhe 23 fishekë.

Por në Kukës doli se është shtatzënë por Prokuroria ka dyshime për ekon, teksa kërkon që për ta lënë në arrest shtëpie një garanci pasurore 5 milionë lekë nga këngëtarja.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb