TIRANË- Tre të rinj nga Kavaja kanë përfunduar në prangat e policisë. Një prej tyre, si shofer i një mjeti është ndaluar nga policia për armëmbajtje por vëllai dhe kushëriri duke tentuar ta mbrojnë, kanë penguar policinë e kanë përfunduar edhe ata në pranga.

“BalkanWeb” sjell momentet e shoqërimit të të rinjve në polici. Një prej tyre ka mbuluar kokën me xhup, ndërsa polici i mban duart e lidhura pas. Edhe tjetri për të mos u identifikuar çohet me kokën poshtë në Komisariat.

Tre të rinj e arrestuar janë:
– Jurgen Merkja, 21 vjeç banues në Kavajë.
– Emiljano Merkja, 32 vjeç banues në Kavajë (vëllai i Jurgenit).
– Besim Merkja, 23 vjeç, banues në Kavajë (djalë xhaxhai me dy shtetasit e mësipërm).

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb