Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, në fjalën e tij në Asamblenë parlamentare të OSBE-së ka theksuar se Ballkani është një nga problemet e papërfunduara, ku konfliktet shfaqen herë pas here.

Gjithashtu Mediu ka theksuar se mbështet fuqimisht dialogun me Serbinë, por ka shfaqur rezerva në lidhje me idenë e shkëmbimit të kufijve, që sipas tij, kjo ide mund të krijojë probleme zinxhirë në Ballkan.

“Në fjalen time në Asamblene parlamentare te OSBE duke diskutuar per bashkepunimin rajonal dhe çështjet e sigurise theksova

1-Ballkani eshte nje rajon me probleme te paperfunduara, me tensione si dhe konflikte te cilat shfaqen here mbas here.

2- Vazhdimi dhe perfundimi i dialogut te Kosoves me Serbine eshte domosdoshmeri por ideja e ndryshimit te kufijeve do conte ne nje zinxhir konfliktesh te reja ne balkan.Europa duhet te flas me nje gjuhe eshte e pakuptimte qe Brukseli dhe Rusia pranojne ndryshim territoresh ndersa Gjermania, Britania dhe vendet kryesore te BE jane kunder.

3- Referendumi ne Maqedoni nuk tregoj se maqedonasit jane kunder fqinjesise se mire me Greqine, jane kunder antaresimit ne BE dhe NATO por EUROPA ka deshtuar ne mardhenien e saj ne Balkan.

Duhet te kuptojne:

-Lodhjen dhe skepticmizmin e krijuar ne Balkan me procesin e antaresimit ne BE

– Ekonomia e dobet dhe papunesia

-Korrupsioni dhe krimi i organizuar ne nivelet me te larta qeverisese

-Europa ka zevendesuar bashkepunimin me Institucionet dhe standartet Demokratike, me mbeshtetjen per “Lideret e Forte” në drejtim te qeveri e te lidhur qarte me krimin dhe korruspionin ne emer te nje stabiliteti fals qe po shkaterron ne themel te ardhmen demokratike në vendet tona”,shkruan ai.

(n.m/balkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb