MEKE

Meka, vendi i shenjtë në Islam është ‘pushtuar’ nga mijëra karkalecë, ndëkohë 138 persona janë vënë në aksion për pastrimit e tyre. Në një video, e cila ka bërë gjerësisht xhiron e rrjtetit duken insektet e grumbulluara përreth Xhamisë së Madhe në Mekë.

Një vështrim më i afërt tregon karkalecat duke kapërcyer në të gjitha drejtimet, mbi kokat e pastruesve me uniforma të gjelbra që po mundohen t’i pastrojnë. Faqja Arabe e CNN, shkruan se autoritetet kanë deklaruar se insektet ishin identifikuar si ‘karkaleca të zinj’ dhe insekte migratore.

 BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb