Recete nga zonja Katerina
Përbërësit

600 gr mëlçi viçi
2-3 lgj miell për pudrosje
Kripë, piper
Vaj për skuqje

Për qepët e karamelizuara:
2-3 qepë të kuqe
2-3 lgj vaj ulliri
1 lugë sheqer kaf
2-3 ls uthull balsamike
Kripë, piper

Për salcën:
50 gr gjalpë
120 gr uthull balsamike
1 filxhan çaji lëng pule
50 gr rrush të thatë
2 qepë të karamelizuara
2 lgj salcë balsamike
Kripë, piper, rigon, trumzë

Përgatitja

Fillimisht përgatisim qepët e karamelizuara. Në një tigan hedhim qepët, shtojmë pak ujë dhe i lemë të zbuten. Pasi të jenë tharë lëngjet shtojmë vajin e ullirit dhe vazhdojmë kaurdisjen. Sapo qepët të fillojnë të ndryshojnë ngjyrë shtojmë sheqerin, kripën, piperin dhe uthullën balsamike dhe i lemë qepët derisa të karamelizohen.

Presim në racione melçitë, i spërkasim me kripë dhe më pas i kalojmë në miell nga te gjitha anët. I vendosim melçitë të skuqen lehtë dhe më pas i vendosim në një tavë ku kemi shtruar një letër kalk dhe i fusim në furrë për 15 minuta në temperaturën 180 gradë.

Ndërkohë përgatisim salcën. Hedhim gjalpin dhe e lemë derisa të shkrijë dhe të lëshojë aromë, më pas shtojmë uthullën balsamike dhe e lemë derisa të reduktohet pak. Shtojmë rrushin e thatë, qepët e karamelizuara dhe lëngun e pulës, i përziejmë për 2-3 minuta dhe në fund shtojmë salcën balsamike.

Pasi mëlçitë të jenë gati i servirim me salcën e përgatitur me qepë të kuqe të karamelizuar.

(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb