Recetë nga Znj Katerina
Përbërësit

800 gr mëlçi
2-3 lgj miell
4 lgj vaj ulliri
1 kokërr qepë
½ presh (pjesa e bardhë)
1 spec të kuq djegës
1 gotë verë
1 kg spinaq
1 portokall (lëngu)
Kripë, piper

Përgatitja

Në një tigan të thellë me vaj ulliri kaurdisim melçitë të cilat i kemi spërkatur më parë me pak kripë, piper dhe miell. Pasi mëlçitë të ndryshojnë pak ngjyrë shtojmë qepën dhe preshin të grirë imët dhe i kaurdisim lehtë.

I shuajmë mëlçitë më pas me pak verë dhe sapo të avullojë alkooli shtojmë spinaqin në mënyrë graduale. Shtrydhim lëngun e 1 portokalli, rregullojmë shijen me kripë, piper dhe spec djegës dhe e servirim gatimin menjëherë të ngrohtë.

(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb