SHBA

Një tjetër polic është filmuar me gjurin në qafën e një të riu me ngjyrë, duke rikujtuar skenën e dhimbshme të George Floyd, vrasja e të cilit shkaktoi protesta masive në të gjithë SHBA-në.

Në video shihet se si i riu iqëndron i shtrirë në tokë dhe humb ndjenjat, ndërkohë që i ati i tij i lutet policit që ta heqë gjurin nga qafa. I riu përfundoi në spital pas incidentit që ndodhi fare pranë shtëpisë së tij, në Neë York.

Ai u arrestua pasi dyshohej se kishte çarë gomën e makinës së fqinjit dhe akuzohet për rezistencë ndaj arrestimit. Policët amerikanë e kanë të ndaluar të përdorin teknikën e gjurit në qafë gjatë arrestimit, pas vdekjes së George Floyd .

“Më mbajti këmbën në kokë dhe nuk lëvizja dot. As nuk merrja dot frymë. Nëse do të më mbante ashtu edhe 5 minuta, do të vdisja. Mendova se do të vdisja si George Floyd”, tha 31-vjeçari. Policia ka nisur hetimet për incidentin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb