Mbi ngjarjen kanë dëshmuar edhe  banorët të cilët kanë qenë dëshmitarë në momentin e ngjarjes. Fatmira Shaipi ishte një nga ato banoret që tregoi për gazetaren e ‘News24’ Klodiana Lala se kishte parë 24-vjeçarin Mikhail Zorin pak para ngjarjes.

Si ndodhi ngjarja?
Isha te ara. Një person po ngjitej përpjete te vreshti. Kishte çantë në shpinë. mendova se ishte hajdut dhe mos na vjedh shtëpinë. Shkova në shtëpi dhe pashë më pas që ishin mbledhur shumë. Ai iu kishte shpëtuar atyre, i kishte ngelur çanta në dorë. pashë që i kishte hedhur spray ushtarëve.

E mësuat kush ishte ky person?
E mësuam më vonë nga mediat që ishin rusë.

A keni parë ju persona të huaj që kanë lëvizur?
Se dimë, e dimë se vinë refugjatë. Ajo makina erdhi dje, si ferrari, ngjyrë portokalli. Më pas makina iu shpëtoi policisë. Kishte hartë në çantë, aparat fotografik. Uzina nuk është funksionale, është shkatërruar që në 97. Ajo uzinë ruhet, nuk futet njeri.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb