Një bombol gazi ka marrë flakë në një banesë në lagjen “10 korriku” në Vlorë, duke vënë në rrezik jetën e një familje.

Ka qenë ndërhyrja e zjarrfikëses, e cila ka mbërritur me urgjencë në banesë pas  njoftimit, duke evituar një shpërthimi të mundshëm të saj. Zjarrfikësve iu është dashur të ngjiten në apartamentin e pallatit ku jetonte familja duke bërë të mundur në një kohë të shkurtër fikjen e bombolës që kishte marrë flakë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: