TIRANË

Një makinë është përfshirë nga flakët në rrugën e Elbasanit. Ngjarja është shënuar pak minuta më parë, ndërsa gazetarja Dorjana Bezat, ka siguruar video nga makina në flakë për ‘BalkanWeb’.

Mësohet se mjeti ka qenë në lëvizje në momentin që është përfshirë nga zjarri, ndërsa dyshohet se zjarri mund të ketë nisur si pasojë e një shkendije elektrike.

Nuk dihet ende nëse ka të plagosur si pasojë e flakëve. Sakaq zjarrfikësja ka mbërritur në vendngjarje, për shuarjen e zjarrit dhe shmangien e ndonjë shpërthimi të mundshëm si pasojë e karburantit në serbatorin e makinës. Fatmirësisht drejtuesi i makinës ka mundur të dalë, pa marrë lëndime si pasojë e flakëve.

NJOFTIMI I POLICISE
Rreth orës 11:35, në rrugën e Elbasanit, dyshohet si pasojë e një shkendije elektrike, ka marrë flakë në lëvizje mjeti me drejtues shtetasin D.B., ku ka vetëm dëme materiale. Nuk ka probleme për drejtuesin e mjetit.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë vijojn punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: