Një makinë ka marrë flakë në lëvizje, në Tiranë. Ngjarja sapo ka ndodhur dhe siç shihet nga pamjet që sjell “BalkanWeb”, mjeti ka marrë flakë te rrethrrotullimi i Tegut.

Bëhet fjalë për një makinë tip “Toyota Corola”, e cila është djegur në pjesën e përparme, ndërsa shoferi ka dalë në kohë.

Zjarrfikësja ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për shuarjen e zjarrit. Dyshohet se mjeti ka shpërthyer në flakë, për shkak të një defekti teknik.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: