FIER

Një automjet tip “Audi” është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme duke shkaktuar panik tek qytetarët.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në një zonë të populluar në lagjen “Apolonia” në Fier, teksa drejtuesi i makinës sapo kishte zbritur kur mjeti që mësohet se ishte me sistem benzinë-gaz shpërtheu në flakë. Dy makina të tjera kanë mbetur të dëmtuara nga flakët pasi ishin parkuar pranë mjetit që u dogj.

Në vend kanë shkuar menjëherë policia, forcat zjarrfikëse dhe ambulanca. Nuk dihet ende shkaku i zjarrit por dyshohet për një defekt në makinë.

NJOFTIMI I POLICISË
Sot rreth orës 21:45, në lagjen “Apollonia”, Fier, në ecje e sipër ka marë flakë mjeti tip “Audi”, në pronësi të shtetasit R. M., banues në Fier.

Gjatë momentit të rënies së zjarrit, drejtuesi ka ndaluar mjetin në vend ku kanë qën të parkuara edhe 2 mjete të tjera të cilat si pasojë e përhapjes së zjarrit kanë marë flakë dhe janë djegur pjesërisht.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka ardhur ai pasojë e një difekti në mjetin tip “Audi”.

Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë dhe shërbimi zjarrfikës të cilët bën të mundur shuarjen e zjarrit.

Po punohet për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: