Një automjet është përfshirë nga flakët në Pogradec pranë një karburanti. Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë.

Gazetarja Lorena Kodra raporton për ‘BalkanWeb’ se zjarri ka rrezikuar edhe pikën e karburantit, ku pasojat do të ishin edhe më të mëdha. Por falë ndërhyrjes së zjarrfikëses, u bë e mundur shuarja e flakëve në mjetin tip ‘Benz’.

Nga hetimet e deritanishme të policisë, rezulton se mjeti ka marrë flakë për shkak të një defekti teknik.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb