Një automjet ka marrë flakë në ecje në dalje të tunelit Tiranë-Elbasan, teksa ngjarja ka shkaktuar panik në rrugë.

Fatmirësisht shoferi dhe pasagjerët kanë arritur të dalin në kohë dhe nuk kanë pësuar lëndime, teksa automjeti është shkrumbuar totalisht.

Në pamjet e siguruara nga gazetari Osman Stafa për “BalkanWeb” shihen flakët gjigande që kanë përfshirë mjetin, teksa forcat zjarrfikëse përpiqen të shuajnë zjarrin.

Informacion paraprak
Më datë 19.07.2021, rreth orës 08:30, në dalje të tunelit Tiranë – Elbasan mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin O.K., 45 vjeç, banues në Elbasan, në ecje e sipër ka marrë flakë dhe për pasojë mjeti është djegur plotesisht. Si pasojë e flakëve nuk ka persona të lënduar. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb