Merr flakë një kamion në zonën e njohur si Vajkan, në autostradën Fier- Lushnje. Mësohet se goma e pasme e rimorkios ka pesuar një defekt dhe nga fërkimi me asfaltin ka marrë flakë.

Gazetari Ervis Kuçi raportoi për “BalkanWeb” se fatmirësisht zjarri u fik në kohë, pa dëme të mëdha. Kamioni me targa italiane transportonte peshk, e për të fikur flakët është dashur ndërhyrja e forcave zjarrfikëse të Fierit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: