TIRANË

Një makinë ka marrë flakë në qendër të Tiranës teksa ka qenë në lëvizje. Në pamjet e siguruara nga “BalkanWeb” shihet i gjithë mjeti i mbuluar nga flakët, teksa rreth tij është krijaur trafik. Ngjarja ka ndodhur në qendër, pranë Muzeut Kombëtar.

Policia ndodhet në vend, ndërsa zjarri ka bërë që të bllokohet qarkullimi.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 29.12.2020, rreth orës 16:10, në rrugën “Dedë Gjo Luli”, mbrapa Muzeut Kombëtar, dyshohet si pasojë e një shkëndije elektrike ka marrë flakë në lëvizje mjeti me drejtuese shtetasen K.V dhe pasagjer shtetasin E.G ., ku ka vetëm dëme materiale.

Në vendngjarje ndodhet zjarrëfiksja, e cila po punon për fikjen e zjarrit.

Vijon puna me grupin hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: