Kaleb Ekuban, ish-futbollisti i Partizanit i transferuar në verë në “Championship” te skuadra e Leeds-it ka gjetur golin e parë me anglezët.

24-vjeçari, objektiv i një lumi kritikash të ardhurat nga tifozët e Leeds-t, media, dhe jo vetëm, e ka bërë sefte pas 8 muajsh, duke shënuar në takimin që skuadra e tij luajti kundër Boltonit.

Tashmë gjërat mund të ndryshojnë paksa dhe situata mund të jetë më e qetë, por për të qëndruar në këtë pikë, Ekuban duhet të jap maksimumin në sprintin final të kampionatit.

Leeds-i ndodhet në mesin e tabelës, ndërsa do të tentojë të marri maksimumin në takimet e radhës, për të luftuar për një biletë që të siguron ngjitjen në elitën e futbollit anglez.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb