TIRANE

Kreu I FRPD, Belind Këlliçi ka publikuar sot në rrjetet sociale videon nga ndërhyrja e policisë pranë Teatrit Kombëtar. Në postimin e tij, shoqëruar videos Këlliçi shkruan se efektivët e policisë erdhën si hiena pas shpine, ndërsa kërkon nga prokuroria t’i shohë me kujdes këto pamje

Postimi I plotë:
Sikur te luftonte krimin dhe drogen, njelloj si i suli policine artisteve dhe perfaqesuesve te opozites tek Teatri Kombetar, sot Shqiperia do ishte vendi me i sigurte dhe jo Kolumbia e Europes. Kushdo qe kishte dyshimin me te vogel se cfare po benim ne kur nisi dhunen policia e krimit, vetem shikoni pamjet! Erdhen si hienat pas shpine!
Keto pamje mund ti shohe dhe prokuria, per te cilen jam kurioz se cilat do te nxjerre si justifikime te rradhes ne mbrojtje te Edi Rames!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb