VALBONE – Rrëshkitja e dheut në fshatin e Sopotit pranë Valbonës ka bërë që të rrëzohet shtylla e fiderit Rragam.

Megjithatë nuk ka munguar angazhimi i një elektricisti, i cili është treguar i gatshëm të bëjë punën e tij edhe në kushte tejmase të vështira.

31942279_2218355465055141_6444049749870903296_n

Në mes të lumit që vërshonte, ai është futur për të bërë të mundur rikuperimin e shtyllës dhe sistemin e fiderit.

Puna e tij guximtare ka bërë që të kthehet energjia elektrike për banorët e 5 fshatrave të zonës!

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: