Mes tensionit dhe nervave, Greqia ka marrë një triumf të vyer në shtëpi ndaj Kosovës, në Panthessaliko Stadium (Volos), me shifrat 2-0.Pjesa e parë do fliste për grekët. Rrezik konstant do ishte Bakasetas, që do kishte disa mundësi shënimi.

 

Pjesa e dytë nis me të njëjtin ritëm dhe vendasit gjetën golin në minutën e 71-të. Giakoumakis G. do shfrytëzonte më së miri një asisst të Mantalos, për të dërguar topin pas shpinës së Muriç.

 

Ndërprerja e ndeshjes do vinte pikërisht në këtë çast. Hedhja e fishekzjarrëve në drejtim të musafirëve e bënë të pamundur vazhdimin e takimit dhe për të qetësuar situatën, u deshën disa minuta.

I dyti do vinte nga Mantalos, në fund.Dardanët kanë grumbulluar 6 pikë deri më tani dhe janë në vendin e dytë. Greqia është e para me 12 pikë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb