Të premten e kaluar në emisionin “Shqiptarët për shqiptarët” historia e një gjysheje në Durrës që rriste nipin dhe mbesën e mbetur pa nënë dhe baba preku mbarë opinion dhe u shpërnda vrullshëm nëpër rrjetet sociale. Të shumtë ishin ata që ndien dhimbjen në fjalët e gjyshes, Faikut të vogël dhe Nadias.

Gjyshja tha se gjithë jetën ka jetuar me qira, por tani po rrinë tek djali i saj. Tregon se djali tjetër u martua, por fatkeqësisht ai ndërroi jetë. Nusja e mbetur me dy fëmijë jetimë dhe me një sëmundje të rëndë kardiovaskulare nuk kishte asnjë mundësi, madje as një vend ku mund të jetonte.

Valbona mori rrugën për të kërkuar azil në Gjermani. Valbona Molla, përpara se të ndërronte jetë nga sëmundja në zemër, ka lënë një video mesazh tepër të ndjerë dhe përlotës, ku kërkon mbështetjen e gjithë shqiptarëve për jetimët që po lë pas.

Gjyshja e dy të miturve tha se fëmijët mbetën vetëm, ndërsa një familje e pasur gjermane kërkoi me ngulm t’i adoptonte, por fëmijët nuk pranuan dhe kërkuan të ktheheshin tek gjyshërit në Durrës, vërtetë nuk kishin një shtëpi të tyre por do ishin të lumtur dhe do kishin ngrohtësinë e familjes.

Faiku dhe Nadia kërkuan ndihmën e shqiptarëve që të kishin një banesë të ngrohtë për ta dhe për gjyshërit pasi jetonin në kushte të vështira në një banesë më qira. Elvisi dhe Fatma, së bashku me dy djemtë e tyre, udhëtuan drejt Durrësit për ta takuar Faikun dhe Nadian.

Elvisi: Nuk e di si e kanë përballuar fëmijët humbjen e babait të tyre. Largimi i babait la edhe bashkëshorten, e cila dhe ajo ndërroi jetë. Thirrja e Valbonës mu duk një thirrje që na i bëri ne, ishte sikur na thoni mos i harroni jetimë, ndihmojini! Ndoshta ishte një amanet për ta ndihmuar këtë familje.

Fatma: Valbona ishte e sëmurë vetë, shkoi në azil për të kuruar veten dhe për një të ardhme më të mirë për fëmijët. Nuk e di nuk kemi parë rast më të vështirë sa ky.

Ndërkohë, Elvis Naçi nuk i harron kurrë personazhet e emisionit, të cilët kanë qenë protagonistë gjatë sezoneve të kaluar. E mbani mend historinë e Erjonës gjatë sezoni të kaluar të emisionit?  I shoqi e la fillikat 31-vjeçaren me 3 fëmijë të mitur, por shqiptarët dhe mërgimtari nga SHBA i thanë lotët Erjonës me një gjest të bukur, duke i dhuruar një banesë në Durrës. Pas vizitës te dy fëmijët jetimë, Elvisi vizitoi dhe Erjonën në banesën e saj në Durrës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb