Lionel Mesi së bashku me Kristiano Ronaldon ka dominuar futbollin, pasi jo më kot janë renditur si dy futbollistët që kanë dhuruar spektakël për më shumë se një dekadë.

Të konsideruar si dy lojtarë me karakteristika të ndryshme, ata kanë gjetur gjithmonë hapësirë  për t’u renditur si kryefjala e mediave sportive e më gjerë.

Argjentinasi njihet për driblimet fantastike dhe për ta kuptuar më mirë punën e Mesit dhe aftësitë e rralla, kjo vërtetohet në videon e mëposhtme.

Në sfidën e fundit të Barcelonës përballë Atletikos së Madridit, Mesi me një lëvizje dinake driblon  në perfeksion mbrojtësin,Felipe Luiz.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb