Leo Messi rikthehet të bëj Leo Messin, asist dhe gola, gjithçka përfaqëson emri i tij i madh. Në miqësoren përballë Girona, “pleshti” ideoi golin e parë të finalizuar nga Coutinho. Goli i dytë dhe pse me të djathtën ishte shumë i bukur ndërsa në të tretin për Barçën, i dyti personal, ishte me fakt teksa topi i devijuar nxori jashtë loje portierin.

Trajneri Koeman mori disa sinjale pozitive nga grupi por sigurisht mbetet në pritje të ndonjë përforcimi cilësorë. Tekniku holandez nuk ndryshon qasje sa i përket të ardhmes së Luis Suarez, uruguaiani nuk shihet nga ai si titullarë, por kjo është një çështje mes Suarez dhe klubit: “Kam folur me Suarez për të ardhmen e tij, po presim të shohim nëse do të qëndroj apo jo. Nëse në fund nuk arrin të gjej një skuadër dhe do të qëndroj këtu do të jetë thjeshtë një lojtarë më shumë në grup”, u shpreh Koeman.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb