Ndalesa e Barcelonës në mesjavë dhe fitorja e Atletico Madrid ndezën më shumë se kurrë shpresën e këtyre të fundit për titull kampion, duke parë se sot luhej përballja direkte mes tyre.

Përkundër asaj që shpresonin madrilenët, në “Cam Nou” nuk kanë arritur të marrin më shumë se një humbje, duke krijuar sërish një distancë prej 8 pikësh me vendin e parë që mbahet nga Barcelona.

Supersfida u vulos në pjesën e parë, ekzaktësisht në minutën e 26-t nga Lionel Messi i cili realizoi një nga ‘perlat’ e tij me goditje dënimi.

Me këtë humbje kur kanë mbetur edhe 11 javë kampionat At. Madrid duket se më shumë do të mendojë për vendin e dytë sesa të parin.

Kujtojmë se me golin e realizuar sot Lionel Messi ka kapur kuotën e 600 rrjetave në karrierën e tij ku përfshihen edhe ndeshjet me Kombëtaren.


(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb