Një ndeshje normale në La Liga, Barcelona-Levante, shndërrohet në një moment historik për futbollin ibreik dhe jo vetëm. Goli i shënuar nga Leo Messi, që në fund rezultoi një trepikësh, e vendos “pleshtin” argjentinas në majën e futbollit botëror. Goli i shënuar ndaj Levante ishte i 642 me fanellën e Barcelonës, duke barazuar në këtë mënyrë as më shumë e as më pak por “mbretin” e futbollit, brazilian Pele. 642 golat Messi i ka shënuar vetëm me fanellën e një klubi, Barcelona, ashtu siç Pele e bëri diçka të tillë me fanellën e Santos.

Messi jo vetëm që arriti Pele po vendosja e një rekordi unik për të është thjeshtë çështje kohe. Është folur shumë që ylli argjentinas mund të largohet në fund të sezonit, edhe nëse ndodh diçka e tillë, Messi do të kujtohet përjetësisht jo vetëm nga klubi i Barcelonës por edhe nga futbolli botëror. Numri dhjetë është vënë tashmë në ndjekje të një tjetër rekordi që mbahet nga Xavi, si lojtari me më shumë ndeshje me fanellën e Barçës, 767, aktualisht Messi ndodhet në kuotën e 746 ndeshjeve.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb